E dhimbshme: Ky është 39 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në banesën e tij, la pas dy fëmijë


Një person është gjetur pa shenja jetë mbrëmë në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hasi” ku është raportuar se një 39 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i ndjeri është Memli Vula. Viktima ishte i njohur si dizajner grafik me profesion, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Kujtojmë se mbrëmë, rreth orës 18:30, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1983, gjendej pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga personeli mjekësor (që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes) ishte konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse policore si dhe është njoftuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar që rasti të trajtohet si hetim i vdekjes. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion/Tv Syri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *