Shabani 85 vjeç pret të bëhet me fëmijë me shërbyesen e vet


Më 5 nëntor, Shaban Mujiq nga Cazin u martua me të zgjedhurën e tij, Asmira, dhe çifti tani është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dhe kjo histori nuk do të ishte aspak e pazakontë nëse Shabani nuk do të ishte 85 vjeç, dhe Asmira 51, shkruajnë mediat boshnjake.

Sipas tyre, siç tregoi Shabani, receta e tij e suksesit është se nuk kursen veten, i pëlqen të hajë mirë dhe nuk mund të jetojë pa mish viçi. Nga martesa e tij e parë, Shabani tashmë ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, dhe Asmira ka tre fëmijë.

Shabani ka treguar gjithashtu se si janë takuar. “Ajo ka punuar për mua kur dola në pension. Ajo ishte në një situatë shumë të vështirë, me tre fëmijë dhe i shoqi nuk kujdesej për ta.

E kam paguar gjithmonë në mënyrë të drejtë, e kam ndihmuar kur kam mundur… Një ditë të bukur ajo qau, erdhi tek unë dhe më tha: ‘Shaban, nuk mund të jem më me këtë njeri. Unë do të martohesha me ty’. Unë i thash thashë ‘po’. Dhe kështu ishte”, kujton Shabani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *