“Në garë me veten del i treti” Besi i komentoi librin, reagon Ermali: Deri këtu arrite!


Libri “Në garë me veten” i Ermalit ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. “Në garë me veten” është një libër motivues që ndihmon lexuesin të përballet me sfidat e jetës duke u bërë versioni më i mirë i vetes. Për librin ka reaguar edhe Bes Kallaku, i cili ka bërë një postim në Instagram duke iu drejtuar Ermalit në formë shakaje: “I vetmi që në garë me veten, del i treti!”

Përgjigjen Ermali ia ka kthyer menjëherë duke e paralajmëruar se do bëjë një video për të që do dalë së shpejti.

“Në garë me veten del i treti” Besi i komentoi librin,

“Bravo Bes Kallaku … deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”, shkruan Ermali.

Mbrëmë Ermali mbajti edhe promovimin e librit, ku gjatë fjalimit iu përgjigj kritikave që mori pas publikimit. Ai dha dhe një mesazh që pavarësisht paragjykimeve duhet të ecim përpara përndryshe nuk do arrijmë aty ku synojmë.“E dija që njerëzit do më paragjykonin, si për çdo gjë që unë bëj. Por nëse këto do më interesonin, nuk do isha këtu ku jam sot. Nuk e kuptova ç’ishte gjithë kjo herezi se ne jemi rritur me librat e shkrimtares së dashur Adelina Mamaqit”, tha Ermali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *