Luana Vjollca bën bashkë edhe dy të tjerë që nuk flisnin prej kohësh


“Zemër Luana” ka rikthyer në ekran Luana Vjollcën, e cila në puntatën e parë bëri sërish bashkë Olsi Bylykun dhe Bes Kallakun pas një kohe të gjatë që nuk flisnin dhe kishin prishur raportet.

Por duket se episodi i ri do të na sjell përballë këtij të fundit një tjetër emër me të cilin ishte në sherr.

Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin, me të cilin Bes Kallaku ishte zënë në “Shiko Kush Luan” dhe prej asaj kohe nuk flisnin më, duket se dy aktorët asokohe, janë përplasur me njëri-tjetrin për herë të parë pas deklaratave për filmat e njëri-tjetrit.

Dyshimet se Ermali është i ftuari ri radhës i hodhi vet ai përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një video dedikuar Bes Kallakut, dhe në sy ra komenti i Luana Vjollcës.

“Kush ju bëri sërish bashkë çuna”, pyeti Luana.

“Luana Vjollca ti o dritë e universit Por njerëzit nuk kanë parë akoma ça sherri do të transmetohet të dielën në tv”, u përgjigj Ermali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *