Dojna Mema na tregon momentin më çlodhës të ditës së saj


Dojna Mema na tregon momentin më çlodhës të ditës së saj

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali.

Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. E prej momentit që është bërë nënë, bukuroshja nuk i kursen postimet me djalit e saj, Nolan Sol, duke na treguar momente të bukura dhe të veçanta të tyre. Ashtu si edhe ditën e sotme, Dojna na ka treguar se cili është një nga momentet më shplodhës për të , pas një dite të lodhshme dhe të ngarkuar me punë e nuk mund të ishte ndryshe veçse momenti kur Dojna ushqen me qumësht gjiri djalin e saj.

Pas një ditë të lodhshme pune, kjo është shplodhja më e madhe
Që prej periudhës së shtatzanisë dhe sidomos tani pas lindjes së djalit të saj, jeta e Dojnës ka ndryshuar shumë. Tashmë moderatorja i përkushton shumë nga koha e saj djalit dhe dihet se sa përkushtim dhe mund i duhet një nëne për të rritur fëmijën e saj. E për këtë Dojna ka postuar një shkrim në Instagram në kontekstin e shakasë se herën tjetër që do të jetë shtatzanë ka vendosur të jetë babai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *