23-vjeçarja vendos të martohet me djalin e njerkut, si reaguan prindërit


Një 23-vjeçare finlandeze ra në dashuri me djalin e njerkut të saj 27-vjeçar kur ai e puthi për herë të parë dhe përfunduan duke u martuar. Matilda Eriksson tha për yahoo.com se nuk kishte menduar kurrë të martohej derisa takoi 27-vjeçarin Samuli, kur nëna e saj u martua me babanë e tij në vitin 2019.

Miqësia trevjeçare ndryshoi në vitin 2021 kur 27-vjeçari puthi Matildën. “Unë u përgjigja menjëherë me pasion, ” tha i riu për puthjen.

Prindërit e tyre ishin njerëzit e parë që u treguan për dashurinë e tyre dhe ishin “shumë të lumtur për ne që në fillim”, tha 23-vjeçarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *