Ndarja nga Shakira dhe largimi nga Barcelona që bënë bujë në media, reagojnë për herë të parë prindërit e Pique dhe zbardhin gjithë të vërtetën: Ja pse e mori këtë vendim


Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira shkaktuan bujë në media kur zbuluan fundin e lidhjes së tyre 12-vjeçare.Teksa ndarja e tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, Pique mori vendimin për tu larguar nga skuadra e Barcelonës.

Prindërit e Pique, i cili tani është në lidhje me modelen Clara Chia Marti, thyen heshtjen e tyre për ndarjen e djalit të tyre me Shakirën.

Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, sipas një gazetari spanjoll, kanë deklaruar: “Ai po largohet nga Barça tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Dëshiron të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakirën.”

Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe.

Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se si do ndahej pasuria e tyre dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve.

Të dyja palët thuhet se po synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *