Moti sot në vendin tonë


Moti sot në vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *