Festoi katër vite lidhje me Borën, Donaldi i ka bërë dhuratën që çdo vajzë do donte


Në përvjetorin e lidhjes së tyre, aktori Donald Veshaj ka ndarë disa foto të rralla krah moderatores Bora Zemani.Në profilin e tij në Instagram, Donaldi ka ndarë dy foto ku shihet më i lumtur se kurrë krah Borës Nga ana tjetër Bora ka ripsotuar fotot krahas së cilave shkruan datën 5. Data 5 është një ditë e rëndësishme për Donald Veshajn dhe Bora Zemanin. Ashtu siç e kanë konfirmuar të dy, çifti i njohur festojnë përvejtorin e lidhjes me njëri-tjetrin.

Një vit më parë Donald Veshaj ishte pjesë e “Big Brother Vip” në këtë datë dhe nuk la pa kujtuar 3-vjetorin e lidhjes me Bora Zemanin. Të njejtën gjë bëri edhe kjo e fundit gjatë puntatës së fundit të “DwTS”, ku i kërkoi bashkëprezantuesit të saj Eno Popit ta mbylë pak më shpejt programin, pas “ka një sebep”.

“Ora është fiks 00:00 edhe shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm. Një gotë më shumë në datën 5”- u shpreh Bora.

Por si e kujtoi Donaldi një vit më parë përvjetorin e lidhjes me Bora Zemanin? Ai i dërgoi live një varëse Borës, të futur në një kuti me ëmbëlsira.

Konkretisht Donaldi vendosi të merrte një pako me biskota dhe ta hidhte përtej murit të shtëpisë së “Big Brother VIP” në mënyrë që ta merrte Bora.

Por para se ta kalonte nga ana tjetër ambienteve të shtëpisë, Veshaj e hapi pakon dhe brenda saj futi varësen që kishte në qafë.

“Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh. Sot në datë 5, para tre vitesh jam lidhur me Borën”- u shpreh Donaldi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *