Zbulohet i dashuri i Beniada Nishanit, në lidhje me vëllain e këtij ‘VIP-i’ të njohur (FOTO)


Zbulohet i dashuri i Beniada Nishanit, në lidhje me vëllain e këtij ‘VIP-i’ të njohur (FOTO)

Pas famës dhe suksesit që fitoi në “Big Brother”, edhe Beniada Nishani ka gjetur dashurinë. Vetë modelja bukuroshe ka pranuar se është në një lidhje. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku është pyetur për jetën e saj personale.

Teksa zhvilloi një “lojë” ku jepte mendimin e saj për disa personazhe të njohur si partnerë të mundshëm, tha se nuk i pëlqen më shumë askush se ai që ka në krah. Më pëlqen më shumë ai që kam pranë. Është një miks, shumë ‘simpatik’”, tha Beniada.

Më herët gjatë emisionit të saj me fëmijët në “E Diell”, moderatorja ka folur për partnerin e saj, ku ka thënë: “Është një djalë simpatik, thjesht simpatik, kaq. Nuk mund të them që nuk është as italian, as shqiptar. pasi ka udhëtuar shumë…shqiptar, shumë tani”, tha Beniada. Pak kohë më parë Beniada ka publikuar një foto pranë një mashkulli misterioz, emrin e të cilit nuk ka dashur t’ia tregojë dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, e cila ishte pikërisht në Milano të Italisë. Menjëherë pas deklaratave të modeles, ja ku vjen fotoja e parë e çiftit.

Siç shihet edhe në pamjen e siguruar nga paparacët e “Panorama”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në ngjarjet e Tiranës. Dyshja u shfaqën për herë të parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Siç shihet Arbana dhe Eduarti shoqërohen në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbë Hajdarit, komentatorit të “Big Brother”. Mirëpo, Arbri nuk ishte ‘shkaku’ i çiftit, pasi dy të rinjtë u njohën gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ishte i ftuar vazhdimisht si ish-futbollist i njohur. 32-vjeçari më në fund është kthyer pak kohë më parë nga SHBA-të, ku ishte vendosur disa vite më parë.

Pak kohë më parë, Blerti ka rrëfyer në një intervistë angazhimet e tij në SHBA. “Unë u transferova në Amerikë, pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, i cili dihet se është një nga ekipet më elitare në MLS. Isha shumë mirë. Isha aktiv në New York Red Bulls, me ekipi i dytë shënoi 9 gola në 12 ndeshje.Gjithashtu gjatë kësaj kohe lojtarët e ekipit të dytë u stërvitën me ekipin e parë.Aty pata fatin të takoj Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që luajnë edhe sot në atë ekip. Ishte një kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur.

Fatkeqësisht, më duhej ta mbyllja karrierën time për shkak të një dëmtimi që pësova. Unë jam duke punuar në sektorin privat për momentin dhe mbase pres të filloj punën në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, gjë që kërkon pak kohë për të përfunduar si një proces. Aktualisht punoj në Nju Jork duke drejtuar, mirëmbajtur dhe menaxhuar një kompani tregtare”, tha Blerti pak kohë më parë.Ndërkohë ai ka lënë pas jetën në Nju Jork, për t’u kthyer në Tiranë, duke gjetur dashurinë.Në SHBA ish-futbollisti u largua prapa më shumë se karrierës së tij.

Nga sa mësuam, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në Nju Jork. Por duke qenë se gjërat nuk funksiononin më me partneren e tij, Blerti u rikthye në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes, edhe pse larg fëmijëve. Teksa ishte i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është përballur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja kanë nisur një lidhje disa muaj më parë dhe duket se kjo lidhje tashmë është konsoliduar mjaftueshëm për të dalë në publik.

Gjatë gjithë natës së premierës së filmit, Blerti dhe Beniada qëndruan në të njëjtin rresht me Arbrin dhe bashkëshorten e tij, Vlerën, duke treguar kështu një marrëdhënie të mirë me çiftin tjetër. Rreth 2 muaj më parë nisi për herë të parë një lidhje e re e modeles, e cila pas përfundimit të Big ishte shprehur se donte një partner shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *