Ishin si vëllezër, pse janë zënë? Olsi Bylyku e pranon për herë të parë publikisht: Nuk kam folur për shumë kohë me Bes Kallakun, ne kemi një kontratë…


“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur siparin dhe publiku ka qenë mjaft kurioz për të mësuar se cilët do të jenë kapitenët e dy skuadrave.Ky lajm u konfirmua nga vetë Luana në hapjen e programit, ku prezantoi dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon të “Zemër Luana” dhe ia doli të bëjë bashkë dy nga aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.

Ishin si vëllezër, pse janë zënë? Olsi Bylyku e pranon

Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi!

Mirëpo pak para fundit të episodit të parë të “Zemër Luana”, dy kapitenët u përballën me pyetjet pikante në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”!

Ishin si vëllezër, pse janë zënë? Olsi Bylyku e pranon

Ata patën të njëjtën pyetje, arsyen se pse janë zënë me njëri-tjetrin dhe të dy folën rreth kësaj çeshtje, por nuk dhanë arsyen.

Besi u shpreh për Olsin se e ka ende si një vëlla të vogël dhe siç mund të ndodhë me vëllezërit edhe ata patën një krisje në marrëdhënie.

Ndërsa Olsi zbuloi se nuk kanë folur për një kohë të gjatë gjithashtu edhe nuk kanë qendruar bashkë, mirëpo e përmbylli me një frazë mjaft emocionuese duke thënë se pavarësisht se ç’mund të ndodhë ata kanë një “kontratë vllazërore” që nuk prishet kurrë. Epo autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ia doli t’i pajtonte dhe më fund kapitenët u përqafuan me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *