Modelja franceze, Marine Himer e pranon Islamin


Modelja franceze, Marine Himer e pranon Islamin

Modelja franceze dhe ylli i reality show-it, Marine El Himer njoftoi se ka zgjedhur Islamin dhe ka deklaruar se “Këto momente tregojnë ditët më të bukura të jetës time”. Nga llogaria e saj zyrtare në Instagram, El Himer ka ndarë pamje gjatë tavafit në Qabe e mbuluar me shami si dhe video lidhur me shqiptimin e shehadetit në një xhami.

Influencuesja e mediave sociale ndau një video me fansat e saj, ku shfaqet duke u konvertuar në Islam në një xhami. Që atëherë, videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Influencuesja e njohur, e cila u shfaq në reality shoun ‘Les Princes et les Princess de l’Amour’ (Princat dhe princeshat e dashurisë) në Francë, tha se konvertimi i saj në Islam “ishte një zgjedhje e shpirtit, zemrës dhe arsyes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *