E dhimbshme: 33 vjeçari i jep fund jetës, gjendet në një mal në këtë komunë


Më parë u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur në Prizren, ku një person i cili ishte raportuar i zhdukur tash e dhjetë ditë, sot është gjetur pa shenja jete. Sinjali mëson se viktima është 33-vjeçari Shaqir Zogaj.

Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjarëve dhe të afërmeve në bashkëpunim me Policinë, Zogaj është gjetur sot pa shenja jete në një zonë malore mes Fshatit të Epërm dhe Prevallës. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor dhe njësitë tjera relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 33-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kutojmë se nga janari deri më 15 maj të vitit 2022 në Kosovë kanë ndodhur nëntë raste që i kanë dhënë fund jetës dhe 40 që kanë tentuar t’i japin fund jetës.

Këto statistika i ka bërë të ditura për Telegrafin Policia e Kosovës, ndërsa psikologët theksojnë se traumat, të cilat vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, vështirësitë dhe problemet në aspektin psiko-emocional dhe atë psiko-sociale, kushtet dhe rrethanat ekonomike si borxhe, depresioni etj, janë ndër shkaktarët e vetëvrasjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *