Çfarë ndodhi? Ermal Mamaqi SHERR me Iva Tiçon, komentet ironike, aktori: Ti vdes për…


Moderatori Ermal Mamaqi është përplasur me gazetaren Iva Tiçon dhe shkak është bërë libri i tij i parë që titullohet “Në garë me veten”. Anisa Kushta, një emër i njohur në rrjete sociale për postimet e saj ironike, bëri një postim edhe për njoftimin e Ermal Mamaqit se kishte shkruar libër, duke bërë një fotomontazh. Fillimisht aktori dhe moderatori nuk ia kurseu një thumb, por më pas, u “dedikua” tek Iva Tiço. Ndërsa kjo e fundit as nuk e përmendi tek përgjigjia.

KOMENTET DHE SHERRI Në POSTIM

Anisa Kushta: MË NË FUND!! Kam vite që merrem me këtë projekt ngaqë, siç thoshte dhe mësuesja e fillores, jam e zgjuar po nuk ulem. Kam vite që mendoj të ulem dhe dje u ula dhe shkrova historinë më rrënqethëse që keni lexuar ndonjëherë. Ky libër futet në skutat më të errëta të lagjes ku një natë më ndoqën qentë e lagjes e vrapo unë e vrapo ata e vrapo unë e vrapo ata dhe …..fitova, haha. Kaq është libri po ju blijeni që të bëhem e pasur. Kush nuk e blen është budalla. së shpejti në Panairin e Librit dhe në çdo librari. Falënderoj qentë e lagjes për mbështetjen, pa ta nuk do ja dilja.

Ermal Mamaqi: Anis o dritë e qenëve të lagjes tënde. Ku duhet të paguaj për këtë reklamën?

Iva Tiço: Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve

Ermal Mamaqi: Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fanËs i AnisësË. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..

Iva Tiço: @(null) mes fansash jemi te gjithe


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *