Shumë hite të reja, por ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët! E preferuara juaj?


E keni parasysh shprehjen “çështje shijesh”? Epo, kështu është edhe muzika, dëgjon ato këngë që të pëlqejnë, qofshin ato këngë cilësore apo jo. Artistët shqiptarë po bëhen gati për të na e bërë më të bukur perditshmerine, me hitet e tyre që do na shoqërojnë gjatë gjithë kohës në ambiente të ndryshme.

Emra të njohur të muzikës në vend si, Tayna Elvana, Dafina, Noizy, Majk, Elgit Doda kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fundit të Majk dhe Bardhi nën titullin ‘’Përgjithmonë’’, këngë e cila është trending numër 1 në Shqipëri.

Në vend të dytë pozicionohet LEJLA e Butrint Imerit, ndërsa podiumi plotësohet nga Finem me këngën e titulluar Drill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *