Alaudin Hamiti ndan detaje nga BBV Kosova: Zbulon kërkesat e VIP-ave


Big Brother VIP Kosova është një nga projektet më të rëndësishëm dhe më të përfolur që pritet të startojë shumë shpejt në Klan Kosova.Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO ku ka folur për të gjithë përiudhën e përgatitjes së spektaklit, që do të bëjë bashkëjetues në një shtëpi personazhe VIP nga Kosova dhe Shqipëria, ndër të tjera ai ka treguar dhe detaje, deri tek kërkesat e çuditshme që banorët VIP kanë pasur.

Teksa u pyet nëse ka patur ndonjë kërkesë apo kusht të çuditshëm që ju kanë vënë VIP-at, moderatori është përgjigjur: ‘’Kemi patur pyetje të shumta të cilat ende vazhdojnë në këtë moment kur po e bëjmë këtë intervistë. Kërkesa të çuditshme nuk e di nëse mund të quhen, por kanë kërkuar të ketë piano në shtëpi, xhakuzi dhe palestër ndër të tjera”.

Alaudini ka treguar se ajo çfarë dëshiron është që spektakli të përcjellë pozitivitet, rrëfime motivuese… “por natyrisht edhe pak dramë nuk do t’i bënte keq’’ – ka shtuar moderatori./bordo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *