Si është ajo kur bie në dashuri? Mikela rrëfehet dhe tregon “dhëmbët”: T’i fus këmbët në një këpucë


Mikela e “Për’Puthen” ka treguar më shumë detaje rreth jetës së saj dhe karakterit. E ftuar në Live From Tirana, Mikela ka treguar se është shuëm e pavarur dhe kjo shihet si diçka negative në Shqipëri dhe paragjykohesh.

“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”.

Gjithashtu tregoi se më përpara ndikohej shumë nga shoqëria por tashmë jo më.

“Në fillim influencohesha shumë si nga shoqëria ashtu dhe nga publiku por tani fare, kam krijuar imunitet. Jam paragjykuar kur kam hyrë në “Për’puthen” sepse bëra publike lidhjen time të mëparshme dhe thash që edhe pse jam ndarë nga ish-i unë ende i përgjigjem telefonatave të tij. Për këtë u gjykova dhe mora shumë komente negative.”

Ndërsa kur nuk është 100% e dashuruar t’i fut këmbët në një këpucë.

“Nëse nuk jam 100% e dashuruar t’i fus këmbë e duar në një këpucë dhe ndërkohë nëse jam, jam totalisht ndryshe. Jam e dashur dhe e kuptueshme. Pak a shumë publiku më ka parë. Për momentin t’i fus këmbët në një këpucë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *