Labinot Tahiri e quan të tepruar qarkullimin e afisheve të infermieres agresive: Nuk jemi Irani apo Afganistani


Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë sot (e premte) një reagim në rrjetin social Facebook.

Ai është shprehur i mllefosur me afishet që po qarkullojnë në vend, ku shfaqet fotografia dhe emri i infermieres agresive që pak ditë më parë u xhirua duke rrahur një të moshuar në Pejë.

Labi shkroi se ndërmarrja për të linçuar tashmë vajzën me të cilën po merret organet e drejtësisë, është gjithashtu gabim.

Ai madje ka shkruar se ne nuk jemi një vend i Lindjes së Mesme, ku linçimi dhe ekstremiteti duhet zënë vend./telegrafi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *