Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku ​​prej kohësh nuk flasin, çfarë po ndodh mes tyre në emisionin e ri televiziv?


Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku ​​janë përfolur prej kohësh në media për një ndërprerje të marrëdhënies së tyre. Dyshja, përveçse kolegë dhe bashkëpunëtorë, kanë qenë edhe miq me njëri-tjetrin.

Aludimet nuk kanë qenë të pabaza, pasi vetë Olsi në një intervistë ka konfirmuar se marrëdhënia e tyre është ftohur.

Por pas kësaj duket se aktorët do të përballen me njëri-tjetrin në spektaklin që pritet të nisë të dielën “Zemra Luani”.

Butrint Imeri ka qenë ai që ka shpërndarë pak më parë një video ku shfaqet në studion e emisionit, duke treguar kështu se do të jetë një nga të ftuarit.

Përveç kësaj, kjo video ka zbuluar edhe diçka tjetër. Në krah të tij shfaqet Olsi Bylyku. Ende është e paqartë nëse Olsi do të përballet me Besin si kapiten i skuadrës tjetër, apo thjesht është i ftuar.

Nëse nuk rezulton kështu dhe ai është aty si kapiten, atëherë do të përballet me ish-mikun e tij, pasi tashmë dihet se Besi është një nga kapitenët e ekipit.

Më herët gjatë fjalës së tij për marrëdhënien me Besin, Olsi tha: “Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur. Por edhe kur jemi takuar kemi folur për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mund të takoj. Mendoj se rruga që të gjithë kanë ndjekur [ndikoi]…”

Të gjitha spekulimet për prishjen e lidhjes së tyre erdhën kur Besi nuk u pa në ditëlindjen e Olsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *