I dhanë diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacionit, trondit aktorja e njohur: Kam një tumor të madh që duhet hequr! Ja si e zbulova


Sharon Stone ka tronditur ndjekësit pasi zbuloi se është diagnostikuar me tumor. Aktorja e famshme tregoi se kishte pasur probleme shëndetësore por i dhanë një diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacioneve.“Mora diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrova një operacioni të gabuar”, ka shkruar Stone.

Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Pas operacionit të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi, ajo shpjegoi atë që kishte bërë.

I dhanë diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacionit,

“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një konsultë të dytë n% një tjetër mjek”, tregoi aktorja, duke shtuar “kam një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.

“Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën,” tha ajo.

Sharon Stone se nuk do jetë aktive për rreth një muaj e gjysmë: “Do të jem joaktiv për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht”.

Së fundi, aktorja ka treguar një shenjë force: “Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”, pranë një emoji të një krahu muskuloz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *