Del një video e re me të moshuarën në Pejë, e poston vetë infermierja


Rasti në Qendrën e të Moshuarve “Orenda” në Pejë është përcjellë me reagime të shumta. Në atë qendër, disa infermiere kanë trajtuar keq një të moshuar e cila banonte aty.

Lidhur me këtë, në Indeksonline është lajmëruar një ish-infermiere e asaj qendre. Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë.

Siç thotë ajo, “vajza që trajtoi keq duhet të dènohet”, derisa thekson se ndjen keqardhje për atë që i bëri të moshuarës.

Tutje ajo thotë se “ka qajtë e ka qesh baraz me ta”.

“Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100 perqind. Po më dhemb zemra se si po σfendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denσhet, le ta mer dënίmin e meritum.

Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prèk shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3.

Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *