“Po gënjen një popull, kjo është artiste turke”/ Publikoi fotot para 16 vitesh, Arjola Demiri “përplaset” me ndjekësin që e akuzon për mashtrim (FOTO)


Aktorja Arjola Demiri ka publikuar pak ditë më parë disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë, të 16 viteve më parë kur ishte vetëm 21 vjeç.Aktorja shfaqet mjaft e hijshme si për tiparet e saj ashtu edhe për linjat trupore. Natyrisht ajo duket komplet ndryshe nga sot që është nënë e tre fëmijëve.

Por ndjekësit janë shprehur të konfuzuar pasi disa foto të tjera, të shkëputura nga një emision televiziv tregojnë një tjetër Arjolë.Madje një ndjekës e ka akuzuar se në fakt në foto nuk është aspak Arjola, por një artiste turke.

“Po gënjen një popull, kjo është artiste turke”/

“Nuk është Arjola, e ka gjetur foton të artistet turke që mund t’i ngjasojë shumë pak dhe kujton se po gënijën një popull. Budalliqe”.

Por Arjola i ka marrë me mjaft sportivitet këto komente duke iu përgjigjur me humor e madje e ka falenderuar si komentin më të bukur që e ka krahasuar me artistet turke.

“Po gënjen një popull, kjo është artiste turke”/

Ndërkohë të tjerë i kujtojnë fotot pa filtra që kanë bërë bujë disa kohë më parë duke i rikujtuar edhe operacionin që ka kryer në hundë, të cilin aktorja nuk e mohon aspak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *