




Stilisti Rexhep Zylfiu, i njohur ndryshe si “Mr Rex”, ka marrë së fundi një çmim në Javën e Modës në Paris, ku sic pohoi për “Abc e mëngjesit” është i vetmi shqiptar që ka përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë.





“Jam vetëm dy javë nga Java e Modës në Paris ku kemi sfiluar. Presidentja e kësaj jave na ka vlerësuar me një çmimin si “Dizajneri më i mirë”. Unë kam qenë i vetmi shqiptar që kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ka qenë diçka shumë emocionale për mua, sepse kam qenë në mesin e shumë dizajnerve të njohur në të gjithë botën”, ka thënë ai. Mr Rex ka rrëfyer ndërkohë edhe raportin Gjikon dhe Elita Rudin, për të cilët tha se në fillim janë takuar në lokalin e tij, dhe kishte miqësi me ta, por pastaj në dasmë nuk e ftuan





.“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës tek emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte.
Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi.Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani. Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”, ka thënë ai.