




Mbyllet ëmbëltorja legjendare në Staboll





Ëmbëltorja legjendare “Lebon”, e vendosur në qendër të Stambollit të Turqisë, po mbyll dyert për shkak të qirasë së lartë.
Ëmbëltorja, sipas pronarëve, funksionon në Turqi prej 212 vitesh. Por tashmë personat që e drejtojnë janë të detyruar ta mbyllin pasi pronari i ambienteve të Istiklalit ka rritur qiranë. Çmimi i mëparshëm prej 42,500 lirash turke (rreth 2,300 euro) është rritur në 185,000 lira (10,000 euro), sipas Abdurrahman Cengiz, një nga personat përgjegjës në pastiçeri.
“Kjo pastiçeri është e para në historinë osmane dhe republikane të vendit. Do të kisha dashur që brendi të mbijetonte, por nuk ndodhi. Megjithatë, për të kaluar në një vend tjetër, më duhen 10 milionë lira turke. Dhe kjo është e pamundur, shtoi Cengiz.
Sipas tij, në pastiçeri janë investuar 10 milionë euro dhe pas mbylljes do të mbeten pa punë dhjetëra punëtorë.
Ëmbëltorja “Lebon” u hap në vitin 1810, nga Eduard Lebon në zonën e Beyoğlu. Cengiz dhe partneri i tij Shaqir Ekinci e blenë markën në vitin 1985. ..