Beniada Nishani thumbon motrat Istrefi për veshjet e festës: Çfarë është kjo gjysmë lakuriq, është “Halloween” jo “Playboy”


Modelja dhe moderatorja Beniada Nishani ka kritikuar veshjet e festës së “Halloween-it” ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga më të ndryshmet.Në një postim në Instastory, Beniada Nishanit shprehet se festa e “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”, veshje të cilën e karakterizon lepuri. Sipas modeles, këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.

“Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi. Kjo festë po transformohet në një festë tjetër. Halloweeni ka të bëjë me Satanin, diçka të frikshme”, shprehet mes të tjerash modelja Beniada Nishani.Beniada Nishani thumbon motrat Istrefi për veshjet e festës:

“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, shton Beniada në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.Vlen të përmenden këtu se motrat Istrefi, Era, Nora dhe Nita me rastin e festës së Halloween u shfaqën si modelet e revistës së famshme amerikane “Playboy.” Beniada Nishani nuk përmendi emra, megjithatë fjalët e saj duket se i referohen personazheve të njohur që janë maskuar me atë veshje, në këtë rast motrat Istrefi.

Playboy është revista e parë që ka prezantuar lakuriqësinë femërore dhe materialet me orientim seksual në një format medial, ndërsa për numrin e parë të revistës në vitin 1953, themeluesi i saj, Hugh Hefner, përdori një fotografi kalendarike nudo të pabotuar më parë të Marilyn Monroe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *