‘’Para dhe pas alkoolit, jeta ime ka…’’/ Plas debati, çfarë komenti bëri Ermal Mamaqi që Kastro Zizos s’i pëlqeu?


Kastro Zizo konkurrenti i “Dance Albania” të hënën e kaluar festoi ditëlindjen e djalit. Ai mori një video surprizë nga djali i cili e ka bërë baba për herë të parë, por një koment i thënë nga Ermal Mamaqi duket se nuk ishte marrë mirë nga disa njerëz dhe Kastro donte ta sqaronte publikisht këtë pjesë.

Në një moment pasi juria e kritikoi, ndërsa Ermal Mamaqi i doli në krahë dhe i tha “I love you Kastro”, këngëtari sqaroi situatën e krijuar.

Duke qenë se Kastro është bërë baba që në moshën 22-vjeçare, Ermali u shpreh me fjalët “Ja njohim jetën e mrekullueshme”, gjë që sipas Kastros është dukur sikur e ka thënë me ironi. Por Ermali sqaron se e ka pasur në kuptim të parë, duke thënë se e njeh Kastron prej një jete dhe se ai ka fëmijë të mrekullueshëm.

Kastro Zizo: Edhe unë të dua shumë, se javën e kaluar ishte ditëlindja e djalit, dhe Dankani e kishte shumë të vështirë, por pati shumë reagim të paktën në Instagramin tim, shumë njerëz kundrejt një fjalie që ke thënë ndaj meje.

Ermal Mamaqi: Po.

Kastro Zizo: Që të gjithë e njohim jetën e Kastros të mrekullueshme, që është dukur pak me ironi në fakt. Në fakt jeta ime si para alkoolit, si pas ka qenë jashtëzakonisht e mrekullueshme, unë kam aq shumë dashuri. Ta them ty, se nuk gjeta moment, kam qenë në dyluftim gjatë gjithë javës. Dhe më vjen keq se ne jemi shokë prej disa dekadash.

Ermal Mamaqi: Dhe është pikërisht ajo që thashë atë ditë. Që e njoh Kastron prej një jete.

Alketa Vejsiu: Të them diçka të bukur, dëgjo Frank Sinatra “I did it my way” dhe mos e çaj kokën fare. E bëre në mënyrën tënde.

Ermal Mamaqi: Jo, ta sqarojmë këtë gjë.

Alketa Vejsiu: Pas programit këtë.

Ermal Mamaqi: Jo, ta sqaroj gjatë programit, se ne nuk jemi nga ata që pas programit të sqarohemi te parkingu.

Alketa Vejsiu: Po ti je simboli i pozitivitetit.

Ermal Mamaqi: Absolutisht nuk kam pasur konotacion të keq. Por e njoh prej një jete Kastron dhe sigurisht ka tre fëmijë të mrekullueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *