“O Zot të lutem mos më ço tek përmbaruesi”, historia prekëse e 7-vjeçarit me prindër të ndarë


“Piranjat” kanë sjellë këtë të diel një histori të dhimbshme, dramën që po përjeton një 7-vjeçar prindërit e të cilit janë divorcuar. Divorci kjo plagë e madhe e shoqërisë shqiptare në rastin në fjalë ka shkaktuar mjaft trauma tek 7-vjeçari, nëna e të cilit ka zgjedhur të largohet nga shtëpia dhe të fillojë një jetë të re me një tjetër burrë.

7-vjeçari ka rrëfyer për gazetaren e “Piranjave” Ledjona Xheladinaj dhe të psikologes se gjatë vizitave që ka bërë në shtëpinë e nënës së tij ai është rrahur me rrip dhe me shapka nga bashkëjetuesi i saj.

Madje vogëlushi rrëfen se në momentin që këtë gjë ia ka treguar dhe nënë ss tij në vend që të merrej në mbrojtje nga ajo, përgjigja ka qenë edhe më e egër: “Mirë ta ka bërë, ke bërë faj”.

Por përveç nënës dhe bashkëjetuesit të saj për 7-vjeçarin një tjetër makth janë edhe përmbaruesit privatë edhe shtetërorë, të cilët kërkojnë forcërisht që i mituri të takohet me nënë e tij kundër dëshirës së tij.

Edhe pse ndaj fëmijës dhe babait të tij ka një urdhër mbrojtjeje nga gjykata për dhunë dhe kërcënime nga ana e palës tjetër, sërish përmbaruesit këmbëngulin të zbatojnë një tjetër vendim gjykate që nuk është në fuqi, duke kërkuar që i mituri të takojë çdo javë nënë e tij.

Ajo që e bën dhe më rrëqethëse këtë histori është teksa dëgjon vogëlushin që i thotë babait të tij: Iu luta Zotit edhe mbrëmë në darë edhe sot në mëngjes. O Zot i madh mos më ço tek përmbaruesi.

Madje i mituri i lutet vazhdimisht Zotit edhe gjatë kohës që është në shkollë me shokët e klasës, ku shpesh këta të fundit e pyesin se përse flet me vete.

Një histori e cila duket se nuk mbaron sot, por ka për të vijuar gjatë. Një misi0on të cilin “Piranjat’ kanë marrë përsipër për ta çuar deri në fund./abcnews.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *