Si do të jetë moti gjatë fundjavës


Si do të jetë moti gjatë fundjavës

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot më i ngrohtë.

Mot i thatë, i ngrohtë me kthjellime e diell paraqitet edhe ditëve të fundjavës. Këto kushte të qëndrueshme vijojnë edhe përgjatë ditëve të para të nëntorit. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinë.

Ndotësit ajror në këto kushte të qeta atmosferike, mbesin në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

29.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.

31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.

1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *