S’i lanë gjë pa thënë pasi deklaroi se do shkonte në emisionin e Donaldit vetëm me PARA, Einxhel reagon ashpër: Të tjerët heqin edhe…


Së fundmi Einxhel Shkira realizoi një “live” ku u dha përgjigje shumë ndjekësve të saj. Këto të fundit kishin dërguar pyetjet e tyre më herët në Instagramin e moderatores. Në “live-n” e saj Einxhel vendosi tu përgjigjet shumë çështjeve që janë diskutuar lartë e poshtë deri më tani.

Madje ajo foli si rrallëherë edhe për ftesën në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, ku u shpreh se do të shkonte vetëm nëse i ofroheshin lekë.

Mirëpo përpos atyre që e mezi e pritën këtë, ka pasur edhe nga ato që janë shprehur negativisht për këtë prononcim të Shkirës.

E kjo e fundit nuk ua ka kursyer një tjetër reagim në Instastory-n e saj.

“Domethënë bëj një “live” të vetëm dhe konstatoj që shoqëria jonë ngelet një shoqëri maskiliste. Edhe më e keqja e di kush është? Më maskiliste se të gjithë janë vetë femrat. Dhe e keqja tjetër është se një mashkull mund të flasë lirisht për një vajzë, kurse një vajzë nuk mund t’ja përmendi emrin. As kur nuk është duke e sharë. Mua asnjëherë nuk më lejohet të jap mendimin tim. As të sqarohem, se qani të gjithë. Ju vazhdoni të mos më kuptoni mua, madje më keqkuptoni. Nuk e di pse e keni të vështirë ta dëgjoni të vërtetën. Edhe nëse nuk është e vërteta e të gjithëve, është e vërteta ime. Mezi paskeni pritur që unë të flas, dhe të vazhdoni të lehni. Ju e doni me të keq. Më vjen inat se të tjerët janë gati me heq edhe brekët e veta për klikime, kurse unë them të vërtetën. Einxhel flet se di të flas dhe mundet të flas,”-përfundoi moderatorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *