“A shkojmë?!” Në kulmin e sagës me ish-et, Robert Berishën e “rrëmben”…


“A shkojmë?!” Në kulmin e sagës me ish-et, Robert Berishën e “rrëmben”…

Mbretëresha e Twerk-ut, modelja Serena Sula duket se ka trazuar sërish ujërat e showbiz-it shqiptar.

Kësaj here mashkulli VIP që është shfaqur pranë saj është pikërisht këngëtari dhe moderatori i njohur i formatit të tij “Robi plaket kur don vetë”, Robert Berisha. Në kulmin e sagës së tij me ish-bashkëshorten Nora Istrefi dhe ish-të dashurën Laureta Maqedoncin, në skenë shfaqet Serena Sula e cila e “rrëmben” Robertin, ndërsa shfaqet në krah të tij.

Fotot ku shfaqen të dy në studion e programit të tij, Serena i ka shoqëruar me pyetjen drejtuar Berishës: “A shkojmë?!”. Këngëtari i njohur, Robert Berisha vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në mediat rozë. Kohët e fundit, Roberti është komentuar mjaft shumë për ndarjen nga e dashura e tij, Laureta Maqedonci.

Pak ditë më parë, Roberti postoi një fotografi vetë i dytë duke dalluar inicialet, R dhe L në përshkrimin “Left or right”. Kjo u mor si një konfirmim i ribashkimit me Lauretën pas ndarjes në muajin shtator.

Ky reagim erdhi pas intervistës në “Top Channel” të ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi, e cila me sportivitetin dhe natyrshmërinë e saj, nuk e anashkaloi të fliste edhe për Robertin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *