Çfarë ndodhi? Fifi shpërthen ndaj Top Channel dhe Lorit Hoxhës: Ma shkatërruat jetën! (VIDEO)


Çfarë ndodhi? Fifi shpërthen ndaj Top Channel dhe Lorit Hoxhës: Ma shkatërruat jetën! (VIDEO)

Pas publikimit të rifillimit te sezonit të ri të BBV Albania, reagon ashpër këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi.

Këngëtarja shprehet se nuk është mirë pasi pa kë të publikim, ku në video ishte momenti kur asaj i kishte rënë të fikët.

Fifi në atë shtëpi jetoi për më shumë se 50-ditë, por e vetmja skenë qe ajo nuk ishte mirë, u mbajt mend nga produksoni i Top Channelit

Fifi e revoltuar nga Top Channel, me pretendimin se ata po i ulin autoritetin shfaqet e shqetësuar në Instagram.

Fifi drejtohet: “Më keni vra për audiencë ”.

“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.

Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *