




Mbrëmja e djeshme në “Dance Albania” ishte mjaft e veçantë për Anita Haradainajn. Ajo u surprizua nga një klip që u transmetua, ku u shfaqën edhe tre fëmijët e saj.





Në klipin e Anita Haradinaj në “Dance Albania”, gazetarja u shfaq e përlotur dhe e prekur. Ajo tregoi se arsyeja është malli për fëmijët dhe periudha e gjatë larg tyre.
“Po flisja pak me fëmijët, më ka marrë malli. S’jam mësuar të rri kaq larg. Unë jam mësuar të rri në shtëpi, të bëj detyrat e mamit, të bëj detyrat e gruas”, tha Anita.
Gjatë performancës dhe në fund të saj, Anita nuk i përmbajti dot emocionet sepse në klipin e transmetuar u shfaqën tre fëmijët. Me lot në sy, ajo tregon se i vogli, Trimi është pika e saj e dobët.