Debatoi me Megi Pojanin dhe produksioni fshiu fragmentin në YouTube? Bora Zemani sqaron gjithçka: Disa momente janë larguar sepse…


Një video që po qarkullon në rrjetin social Tiktok, ka ngritur dyshime për raportet me Bora Zemanit dhe Megi Pojanit.

Videoja në fjalë tregon një fragment ku Megi Pojani i drejtohet moderatores Bora Zemani duke i thënë: “Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”

Kjo pasi moderatorja po iu rikujtonte anëtarëve të jurisë kritikat që i bënë Megit për performancën e javës së kaluar, sa i përket kësaj jave, juria dha komente pozitive për Megin.

Përveç videos që po qarkullon, një tjetër detaj që i shtohet aludimeve për marrëdhënien e Megit me Borën, është fakti se në videon e plotë të emisionit, të publikuar në kanalin e ‘YouTube’, ky fragment mungon.

Në fakt, puntata e fundit e “DWST” në “YouTube”, nuk ka asnjë fragment nga komentet e jurisë për konkurrentët, këtë gjë e sqaroi edhe vetë moderatorja Bora Zemani, duke ‘reaguar’ menjëherë pas lajmeve që qarkulluan në një postim në Instastory, Bora udhëzon ndjekësit se ku mund të shikojnë punatëtn e plotë të “DWST”, ndërsa sqaron se:

“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë larguar, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes”- shkruan Bora, duke vënë theksin te arsyeja se pse janë prerë fragmentet nga videoja e emisionit të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *