




Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në një emision televiziv, zbuloi se si e pritën djemtë daljen e saj televizive.
Në një intervistë ndryshe për emisionin “Real People” në Euronews Albania, zbuloi se fillimisht çuanat u mërzitën shumë dhe nuk i folën fare.
Vjollca mes tjerash u shpreh se njëra nuse e djalit që prej asaj dite nuk i flet më.





“Nuk na folën, u mërzitën shumë.
Një nuse nuk na flet fare.
Më thonë që e ka marrë vesh veriu e jugu, keni nipa e mbesa për të martuar, na fëlliqët.
U mërzita shumë na u shtua më shumë stresi, nuk është e pakët të ndahesh prej çunit dhe nuseve.
Unë s’ju thashë asgjë Pse t’i kërkoj falje nuses Me çunat tani flas”– theksoi Vjollca./Euronewsalbania/




