Dështoi edhe martesa e dytë, ish-bashkëshortja e parë e Bleros komenton ndarjen e tij nga Afrona: Ndonjëherë….


Dështoi edhe martesa e dytë, ish-bashkëshortja e parë e Bleros komenton ndarjen e tij nga Afrona: Ndonjëherë….

Blero Muharremi dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyre 2-vjeçare. Në fillim ishte thjesht një thashetheme i cili më pas u konfirmua nga vetë këngëtari shqiptar. Ai vendosi që ta pranonte publikisht se nuk ishte më me Afronën dhe se martesa e tyre kishte marrë fund.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës.

Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkruante këngëtari i dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, në këtë mes është përfshirë edhe ish-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë.

Aktorja e njohur ka dhënë një intervistë për “Mirage”, ku është ngacmuar në lidhje me ndarjen e ish-partnerit të saj. Përballë kësaj pyetje Teuta ndonëse të përgjithësuar, e dha mendimin e saj, duke treguar edhe arsyet që çojë drejt një vendimi të tillë.

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë, me u nda…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha. Natyrisht kur sheh që një çift ka përfunduar me ndarje, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive”, u shpreh Teuta Krasniqi për “Mirage”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *