Eni ndan copëza nga përditshmëria e saj me Adean


Disa ditë më parë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të një vajze, më 14 tetor këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë të cilën e quajnë, Adea.Që nga ai moment nuk kanë munguar foto në rrjetet sociale as nga çifti as nga familjarët e tyre me vajzën e vogël.

Së fundmi ka qenë mami Eni, e cila ka ndarë një video ku duket pakëz vogëlushja e saj, Adea.Ndonëse artistja nuk ka preferuar t’ia zbulojë portretin të sapolindurës duket se videot dhe fotot me të nuk do t’i mungojnë publikut.

Krahas videos, Eni ka vendosur një emoji me sytë me zemra, mjaftueshëm për të treguar ndjesinë e saj si një nënë e re.Më herët lajmin e ëmbël për ardhjen në jetë të vajzës së saj, Adeas e bëri me dije vetë Eni në Instagramin e saj ku ndau një foto me doçkën e të sapolindurës./Iconstyle/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *