




Me të vërtetën se topi nuk luan, Xhensila Pere ka dhënë emocione për publikun gjatë intervistës me Erjona Rusin në “S’e Luan Topi”.Showgirl zbuloi se së shpejti do të largohet nga Shqipëria dhe zbuloi projektet që e bindën të bënte këtë ndryshim drastik në jetën e saj.”Një nga motivimet më të mëdha që po ndërmerr në këtë rrugëtim larg është nga projekti që kam, po bëjmë edicionin e nëntorit shqip në Nju Jork. Më në fund do të prek pak edhe ëndrrën amerikane.”





E pyetur se cili është personi që do t’i mungojë më shumë kur të jetojë në Nju Jork, Xhensila përgjigjet:
“Jam shumë e sigurt që do të jem gjatë gjithë kohës në ‘face time’ me mamin, por si çdo prind, besoj se të gjithë urojnë më të mirën për fëmijën e tyre, edhe kur më e mira është shumë kilometra larg”.
Por si e ka marrë lajmin nëna e Xhensilës se vajza e saj do të largohet për në SHBA?
“Ishte një moment shumë i vështirë, po rrija në muhabet, më tha jo moj moj pse të duhet deri tani, ka shtete në Evropë, atëherë je shumë mirë këtu. Pastaj po mundohesha t’i jepja nje lloj diskutimi per te shkuar ne ceshtjen kryesore i thash se po shkoj ne amerike…pastaj heshtje,disa lot.Por kur rendita projektet qe kam aty dhe kur i thash qe e shoh Ameriken si nje vend. për të arritur atë që dua, ai më dha bekimin me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.





Kështu, Xhensila zbulon se nuk ka partner në jetën e saj dhe prej kohësh nuk dëshiron të bie në dashuri.
“Jo nuk ka. E vetmja gjë që më mban kokën është mami dhe familja ime. Duke e njohur mirë Xhensilën prej kohësh nuk kam ndërmend të dua që të jap më shumë seç duhet. Do të fokusohem pak. më shumë për veten time, sepse gjatë gjithë kohës që mendon për faljen, lëndon veten. Ndoshta për herë të parë në jetën e saj, Xhensila do të jetë pak egoiste dhe do të mendojë vetëm për veten.”