




Andi në një lidhje të re pas ndarjes nga Melisa, kush është vajza që ai thotë po e bën të lumtur





Andi i ftuar në “Shqipëria live”, ka zbuluar për herë të parë se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Melisa. Andi u shpreh se historinë me Melisën ia ka lënë të shkuarës dhe se i kanë lindur ndjenja të reja për një tjetër vajze.
Andi preferoi të mos e tregonte kush është vajza, por tregoi vetëm se ajo nuk i përket botës së televizionit.
“Jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”, ish-konkurrenti i “Përputhen”.