Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës, ish-gruaja reagon për herë të parë për ndarjen e çiftit: Keqardhje


Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi ka folur për herë të parë për ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës.Në një intervistë, aktorja, e cila ka qenë e martuar me këngëtarin dhe me të cilin ka një vajzë, tha se ndjen keqardhje por janë arsyet e ndryshme që të shtyjnë drejt një vendimi të tillë.

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha.”, tha Teuta për “Mirage” duke shtuar më tej:

“Natyrisht kur sheh që një çift ka përfunduar në ndarje, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *