Postoi foto duke puthur vajzën e saj në buzë, reagon Jonida Vokshi: Kur është gjini e kundërt…


Puthja e fëmijëve në buzë nga prindërit është një temë e cila ka ngjallur mjaft debate në rrjetet sociale, David Backam ishte një ndër personazhet që u kryqëzua shumë nga fansat për faktin se publikonte foto me vajzën e tij duke u puthur në buzë.

Raste të tilla kemi dhe në Shqipëri, ku para disa kohësh Ilir Shaqiri u kryqëzua nga ndjekësit për të njëjtën arsye, së fundmi, moderatorja Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në “Wake UP” ku ka folur në lidhje me fotot ku puth në buzë vajzën e saj, Emin.

Jonida u shpreh nuk është as pro as kundër kësaj gjëje por dyshon për tëk gjinit e kundërta dhe pse nuk e ka shumë të qartë.

“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mun të kem një dyshim timin tek gjinit e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin. Nuk është se e kam shumë të qartë nëse do tyë kisha një djalë por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, e shkëlyej”– tregoi Jonida.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *