E preferuara juaj?! kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga SHQIPTARËT


Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, pasi na shoqëron në çdo ambient të mundshëm, si në klube, makinë, shtëpi dhe loKale të ndryshme. Tani që pjesa më e madhe e klubeve të natës janë të hapura, artistët kanë patur mundësinë të performojnë pranë fansave të tyre të shumtë, madje ju kanë dhuruar dhe hite të bukura.

Emra të njohur të muzikës në vend si, Elvana, Dafina, Noizy, Mc Kresha, Majk, Don Xhoni kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?

Bëhet fjalë për projektin më të ri të Stresit nën titullin “I smoke them”, këngë e cila është trending numër 1 në vendin tonë.

Në vend të dytë pozicionohet kënga e fundit e Tayna ‘’Teket’’ dhe podiumi mbyllet nga superbashkëpunimi i Don Xhoni dhe Era Istrefi ‘’HALA’’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *