“Do të kisha frikë nga ti”/ Beniada Nishani shpërthen ndaj konkurrentes transgjinore dhe produksionit të “Big Brother VIP”: Kjo është e trishtueshme! Çfarë mesazhi po përpiqeni të përcillni? (FOTO)


Prej disa javësh në Itali ka nisur edicioni i radhës i “Big Brother VIP” (Grande Fratello VIP), ku pjesëmarrësit kanë marrë vëmendje shumë të madhe.Një ndër banoret është transgjinorja, Elenoire Feruzzi, e cila e përkufizon veten si “artiste, aktore dhe grua”. Ajo është konkurrentja e parë trans në historinë e reality-show TV.E pikërisht kjo konkurrente ka tërhequr edhe vëmendjen e modeles së njohur, Beniada Nishani, e cila ka bërë disa postime në “Instastory” për të.Fillimisht krahas një fotoje të konkurrentes së “BBV Italia”, Beniada pyet ndjekësit: “Çfarë mesazhi duam për përcjellim? Ju duket normale? Pse i tregojmë këto shembuj në televizion?”.

“Do të kisha frikë nga ti”/ Beniada Nishani shpërthenNdërsa në një tjetër postim Nishani ka një mesazh për “Grande Fratello Vip”, për konkurrenten e re. Modelja shqiptare shkruan se nëse do të shikonte një njeri të tillë në rrugë “do të frikësohej dhe do të traumatizohej”.Më tej bukuroshja bionde vijon shpjegimin e saj duke shkruar:

“Mirë gjithçka, por nëse e shikoj në rrugë unë frikësohem, në kuptimin që nëse e shoh pas meje, kështu kaq të grimuar dhe me qerpikët e zinj në sy çfarëdolloj njeriu, mendoj që do të tronditesha për një moment. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, por çfarë mesazhi ka për të përcjellë? Që është transgjinore? Ok, bravo për guximin për të përballuar një rrugë të vështirë dhe të dhimbshme, jo më pak të dhimbshme se shumë gra të tjera, me fëmijë që duhet të mbajnë, të grave artiste, me një përvojë po aq të vështirë, ose të burrave që janë aktorë, komedianë por që nuk ia dalin. Dhe jo, ata nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje duke u dukur dhe duke treguar hiret e tyre. Dëshironi ta pastroni këtë imazh dhe të normalizoni figurën e trangjinorëve? Mirë, ide perfekte, por për të ardhur keq që duke shkatërruar fytyrën kështu ke bërë krejtësisht të kundërtën. Të normalizosh diçka, do të thotë të bësh diçka normale, dhe ti duke bërë kështu nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke tërhequr vetëm shikime të frikshme. Njerëzit do t’i shikojnë transgjinorët me frikë. Dhe kjo është gjëja më e trishtueshme. Mos të flasim për transgjinorët që me përdorimin e kirurgjisë kanë rrezikuar jetën e tyre…”

“Do të kisha frikë nga ti”/ Beniada Nishani shpërthenPor kush është Elenoire Feruzzi, konkurrentja e parë transgjinore në një reality-show?Kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme dhe të vëzhguar në Itali, ajo ka treguar se ‘emri i parë ishte Massimo’. Elenoire ka shtuar më pas se kur ishte rreth 16 vjeçe, ka vendosur që të kthehej në vajzë.“Do të kisha frikë nga ti”/ Beniada Nishani shpërthen

Disa vite më parë ajo tregoi përmes Twitter se iu nënshtrua një operacioni delikat vaginoplastik që zgjati më shumë se 13 orë, për të përfunduar rrugën e saj të tranzicionit dhe për të përvetësuar plotësisht identitetin e saj të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *