“Nuk është budallaqe të lidhet me Romeon”/ Kriset marrëdhënia mes Lori Hoxhës dhe aktorit të humorit? Ja ç’po ndodh mes dy personazheve dhe reagimi i trashëgimtares së ‘Top Channel’


Prej kohësh është përfolur në rrjet për një romancë mes trashëgimtares së “Top Channel”, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.Në një moment dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi ata u panë bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit, vetë Lori Hoxha vendosi t’ju japë fund të gjitha dyshimeve duke zbuluar si qëndron e vërteta.

Në një postim të saj në Instagram një ndjekës e komentoi Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn. Por dikush tjetër replikoi, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”

Dhe në fakt këtu erdhi edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila i bëri ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.

Por çfarë mund të themi për marrëdhënien e tyre sot?

Lori Hoxha festoi dje ditëlindjen, ku nuk munguan urimet nga ish-banorë të “Big Brother Vip” dhe moderatorë të “Top Channel.” Dhe nuk kishte si të mos vihej re mungesa e një urimi (publik) nga Romeo Veshaj. Kjo për faktin se vëllai i tij binjak, Donald Veshaj, me të cilin është bashkë-moderator i emisionit “Më Lër të Flas”, bëri një urim publikisht për Lori Hoxhën.

Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen @lorihoxha Kështu të paça gjithë jetën”.

Kujtojmë se disa javë më parë qarkulloi kudo në rrjet një video e Lori Hoxhës me Romeo Veshajn teksa shoqëroheshin bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit. Videoja ngriti aludime për një romancë, por tanimë s’ka dyshime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *