Armina Mevlani në ‘muaj mjalti’, nuk e merrni dot me mend se kush “e zë vendin” e saj në emision (Foto)


Dojna Mema, në këtë puntatë të “Goca dhe Gra” qëndron në karrigen e moderatores Armina Mevlani.Në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar muaj mjalti”. Mesa duket, pas dasmës të zhvilluar pak javë më parë me Shkëlzen Berishën, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi.

Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive në statusin e nënës tashmë.

“Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”, tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.

Në 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *