Zbulohet pika e fortë dhe pika e dobët e Megi Pojanit


Që në nisje të “Dancing With the Stars”, Megi Pojani dhe balerini i saj Jurgen Balaj treguan se kanë një raport mjaft të mirë, gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, balerini i Megi Pojanit u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të aktores.

Jurgeni u shpreh se Megi është shumë punëtore, duke këshilluar edhe konkurrentët e tjerë të “marrin shembull”.

“Është shumë punëtore dhe kjo është pika e saj më e fortë që është shumë e dëgjuar, Çfarëdolloj gjëje që i korrigjon ose i kritikon, ajo punon me orë të tëra, është gati për të punuar me orë të tëra”– u shpreh mes të tjerash balerini.

Sa i përket pikës së dobët, ai fillimisht hezitoi, por më pas veçoi me humor “sensualitetin.”

Kujtojmë se Megi Pojani ka dhuruar show mbrëmjen e të premtes me kërcimin e saj me Jurgenin, në një tango befasuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *