Sipas Krasniqit, Huduti Që Kërkonte Gra Për Burrin E Saj, Mund Të Jetë E Lidhur Me Një Burrë Tjetër


Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se mediat duhet të kenë kujdes për përmbajtjen që e transmetojnë te audienca. Ai ka folur për Ikballe Hudutin, një qytetare që flet mbi tema të ndryshme dhe që kohëve të fundit ka marrë shumë vëmendje.
Së fundmi ajo u bë e famshme për deklaratat e saj se ishte interesuar që bashkëshortit të saj t’ia gjejë edhe dy gra të tjera.

Krasniqi, duke folur në Pressing të T7, ka thënë se kjo temë është personale që nuk do të duhej të transmetohej. Sipas tij, nëse Huduti kërkon gra për bashkëshortin e saj, atëherë ajo mund të jetë lidhur me një burrë tjetër.

“Nëse ajo ia ka gjetur dy gra, tre gra… ajo është në lidhje me një burrë tjetër. Kjo është shumë personale, pse duhet me thirrë Ikballen për këto tema”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Huduti po prek me qëllim temat e ndjeshme për të marr vëmendjen e qytetarëve.

“Ajo krejt kohën folë për Iran, për kulturën e Iranit, për fenë, ajo fe sipas saj është e vërteta. Ajo e di shumë mirë çka po flet, e përdor shumë mirë për me marrë vëmendjen”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, me rastin e Hudutit, kanë dështuar shumica e mediave.“Ajo e ka arritur qëllimin e saj, ka arritur të dal në shumë media. Kanë dështuar shumica e mediave, të cilat nuk janë ndalë se çka është kjo që ajo do ta sjell. Nuk janë ndal me këqyrë se kush është ky person. E shikova biografinë e saj, ajo i kishte 13, 14 profesione”, ka thënë ai. /GazetaExpress


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *