




Ky 16 tetor, përveçse një festë në kujtim të ditëlindjes së themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxhës, një traditë për familjen e madhe të Top medias, këtë vit ishte dhe një festë me një domethënie më të fortë për familjen e ngushtë Hoxha, e cila qëndron sot në krye të televizionit.





Në këtë festë padyshim nuk mund të mungonin personazhet e njohur që shihni në ekranin e Top Channel dhe janë pjesë e familjes së madhe të Top Media-s. Ndër to ishin dhe Bora Zemani e Ori Nebijaj të cilat nuk mund të mungonin. E teksa dihet se dy bukuroshet ‘i lidh’ diçka dhe është pikërisht programi i dashurisë “Për’Puthen”, spekulime të shumta ka se si mund të jetë raporti mes tyre.
Nëse kishit dyshimet më të vogla mbi marrëdhënien e Borës dhe Orin, ato na ‘shuan kuriozitetin’ duke ndarë me ne një video nga festa e mbrëmjes së djeshme ku na tregojnë qartë afrimitetin mes tyre. Epo për herë të fundit, ish- prezantuesja dhe prezantuesja aktuale e “Për’Puthen” kanë raporte të shkëlqyera.





Mbrëmjen e së shtunës i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë opinionisti i njohur i “Për’Puthen”, Arjan Konomi. Ai u pyet nëse do të zgjidhte mes Borës dhe Orit, cilën do të zgjidhte? Konomi u shpreh kështu:
Borën sepse punuam dy sezone bashkë dhe skemi pasur mosmarrëveshje kurrë dhe shpresoj që edhe me Orin të mos kemi.