




Sara Hoxha, e njohur deri më tani si partnerja e Ledri Vulës, së fundmi është angazhuar edhe në garën e kërcimit, “Dancing With The Stars.”Blogerja në dy paraqitjet e saj ka pasur një mbështetje të madhe nga publiku, duke nënvizuar që kjo është paraqitja e saj e parë në një format televiziv.Mirëpo, duket se tifozët e saj më të mëdhenj mbeten familja, sidomos ajo e partnerit , madje edhe vajza e saj, Poem.Së fundmi e ftuar në “Wake Up” Sara ka folur për këtë marrëdhënie e cila është komentuar nga shumë duke u shprehur se këtë mbështetje ajo e ka pasur që në ditën e parë që ka shkuar në atë shtëpi.





“Ata kanë qenë të befasuar, ato nuk e prisnin që unë të dal mirë, eshtë diçka shumë e bukur, unë jam mësuar që kur jam futur në atë shtëpi.Edhe në një zënkë me Ledrin ato mbajnë anën time, unë atë mbështetje do ta kem gjithmonë,”-shtoi Sara.Siç dihet tashmë, Sara jeton në Kosovë me familjen e Ledrit, Dëshira për të qenë pjesë e formatit të kërcimit, ka pasur edhe shumë sakrifica për blogeren dhe jo vetëm e pyetur nëse familja e vuajnë faktin që për momentin ajo është shpërngulur në Tiranë, Sara u shpreh:





“E vetmja gjë që kisha problem ishte se jetoja në Kosovë, dhe e mendoja këtë shpërnguljen, e vuajnë ajo (Poem) ndenji një muaj me mua kur nuk kishin filluar akoma provat por, kur mami im iku në Gjermani dhe Ledrin dhe familjen e tij e mori malli, shkoi atje sërish kur Ledri të ikë në Amerikë do e marr prapë, unë jam e mërzitur, se nuk e kam afër.”/Iconstyle/