Alaudin Hamiti zbulon arsyen PSE vendosi ta prezantojë me Jonida Vokshin ‘Big Brother VIP Kosova’


Prej disa javësh në mediat rozë është zbuluar se do të fillojë “Big Brother VIP Kosova”. Prezantuesit e tij do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, ndërsa opinionist Olti Curri.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alaudini tregoi se iu bë edhe oferta për ta prezantuar vetëm “Big Brother VIP Kosova”, por bashkë me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhni edhe Jonidën. Sipas tij, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *