Kush është vajza me të cilën u pa në club? Stresi: Jam beqar prej 3 vitesh, ta bëjnë të dashur dhe vajzën e…


Kush është vajza me të cilën u pa në club? Stresi: Jam beqar prej 3 vitesh, ta bëjnë të dashur dhe vajzën e…

Stresi ka adresuar së fundmi spekulimet se ka nisur një lidhje të re. Reperi, që pak kohë më parë, i dha fund martesës me Kejsin, u fotografua në një club me një vajzë misterioze. Në një intervistë për “Prive”, reperi sqaroi se ata janë vetëm miq dhe se është single që prej tre vitesh.

“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino. E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur.”, u shpreh reperi gjatë intervistës.

Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, shtoi reperi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *